Buka ka kohë që ka një reputacion të keq si armiku kryesor i çdo diete, por ekspertët pohojnë se është e shëndetshme.
Nutricionistet pohojnë se ky ushqim plotëson më shumë se 10 përqind të nevojave për proteina, folate dhe hekur dhe ka një anë pozitive.
Buka përmban fibra, por kjo vlen vetëm për bukën integrale, tërshërën, thekrën dhe misrin, se janë të pasura me minerale dhe vitamina B.
Çfarë thotë ngjyra?
Nuk është një tregues i besueshëm i cilësisë së bukës. Ngjyra e errët lyhet me ngjyra artificiale, kështu që njerëzit gabohen duke menduar se është më e shëndetshme se e bardha dhe nuk shëndosh. Dhe e vërteta është si më poshtë,buka më e fortë është më e shëndetshmja.
Buka nuk të shëndosh nëse hahet në sasi të arsyeshme, domethënë 200-300 gramë në ditë, ne shtojmë në peshë kryesisht nga ajo që i shtojmë: gjalpë, paste, sallam, majonezë ose reçel.
Thekra është më e shëndetshmja
Shpesh nuk ka deklarata në bukë e nuk mund ta dimë çka përmban saktësisht. Duhet t’i kushtoni vëmendje llojit të miellit. Rekomandohet mielli i thekrës sepse përmban vitamina e minerale, është i pasur me fibra, tretet më lehtë dhe për shkak të indeksit të tij glicemik, krijon një ndjesi ngopjeje që zgjat. Buka e bërë nga mielli i tërshërës është gjithashtu e shkëlqyer, si dhe buka e pasuruar me fara dhe arra.
E bardha shmanget më së miri
Kjo bukë ka vlerën më të ulët ushqyese e përmban sasi të fshehura sheqeri e kripe, dhe ka një indeks të lartë glicemik. Pasi hamë një fetë bukë të bardhë, sheqeri në gjak rritet e më pas bie, prandaj ndjesia e ngopjes zgjat për një kohë të shkurtër. /A.Z/UBT News/