UBT News

Cili është arrori më i mirë për shëndetin sipas dietologëve?

Nëse jeni duke kërkuar një ushqim të përsosur që t’ju mbajë të ngopur deri në vaktin e ardhshëm, arrorët duhet të jenë zgjedhja juaj.

Shkëmbimi i patateve të skuqura me një grusht arrorë, mund t’ju ​​mbajë të ngopur për më gjatë dhe krahas shijes së mrekullueshme do të përfitoni edhe një sërë vlerash për organizmin.

Por para se të shkoni për t’i blerë është e rëndësishme të dini se disa arrorë janë më të shëndetshme se të tjerët.

AgroWeb.org në këtë artikull ju njeh se cili arror është më i miri për shëndetin dhe pse!

Cili është arrori më i mirë sipas dietologëve?

Sigurisht, të gjithë arrorët duhet të kenë një vend në regjimin tuaj ushqimor, por nëse ka një lloj që duhet ta blini dhe konsumoni me shumicë janë fistikët.

Arsyeja është se fistikët janë shumë më të pasur në vlera ushqyese në krahasim llojet e tjera.

Ato janë një burim i proteinave të plota dhe një burim i shkëlqyer i yndyrnave të shëndetshme, fibrave dhe mikronutrientëve thelbësorë, përfshirë vitaminën B, kaliumin, hekurin dhe magnezin.

Sasia e rekomanduar për konsum ditor është rreth 65 g fistikë (të paqëruar). Jo vetëm që mund t’i shijoni si një vakt i ndërmjetëm, por nëse dëshironi mund t’i përfshini edhe në ushqime si kosi, drithërat, sallata dhe ëmbëlsira të ndryshme.

Përfitimet shëndetësore nga konsumi i fistikëve

Të dhënat shkencore tregojnë se fistikët kanë pak kalori, shumë proteina, yndyrna të pangopura dhe shumë pak yndyrna të ngopura.

Prandaj ato janë një rival i rëndësishëm i arrorëve të tjerë dhe i frutave të thata që rekomandohen për mbajtjen nën kontroll të peshës.

Dhe falë yndyrnave të mira që luajnë një rol të rëndësishëm në uljen e kolesterolit të keq, konsumimi i tyre forcon shëndetin e zemrës.

Në përmbajtjen e tyre fistikët kanë një nivel të lartë bakri, i cili ndihmon në përthithjen e hekurit nga organizmi. Ky proçes ndihmon gjithashtu në kurimin e sëmundjeve si ajo e anemisë.

Ndërsa vajrat natyralë që gjenden tek këta arrorë kanë cilësi fantastike për të ushqyer lëkurën dhe mbrojtur atë nga thatësia ekstreme.

Antioksidantët e fuqishëm si Vitamina A dhe E ndihmojnë në ruajtjen e strukturës së qelizave të lëkurës që kjo e fundit të jetë e lëmuar dhe e re.

Këto janë vetëm disa nga përftimitme kryesore sepse lista është e gjatë!/AgroWeb.org

Exit mobile version