Të rinjtë në vendet e Evropës Jugore dhe Lindore priren të qëndrojnë më gjatë me prindërit e tyre, tregojnë të dhënat e OECD dhe Eurostat. Të rriturit në BE largohen nga shtëpia e prindërve mesatarisht në moshën 26 vjeç, sipas vlerësimet nga Eurostat.
Megjithatë, mosha ndryshon ndjeshëm nga kombi në komb. Në Finlandë, Suedi dhe Danimarkë, ata zakonisht shpërngulen deri në moshën 21 vjeç. Ndryshe, në Kroaci, Sllovaki, Greqi, Spanjë, Bullgari dhe Itali, kjo normalisht nuk ndodh para se të jenë të paktën 30 vjeç. Për sa i përket numrit të përgjithshëm të të rinjve në moshë madhore që ende jetojnë me prindërit e tyre, përqindjet janë veçanërisht të larta në Evropën Jugore, tregojnë të dhënat e OECD.
Në këtë grup të dhënash, Italia paraqet përqindjen më të lartë të njerëzve të moshës 20 deri në 29 vjeç që nuk jetojnë të pavarur, 80%, e ndjekur nga Greqia me 78%, Spanja me 77% dhe Portugalia me 76%. Në MB është 43%, 39% në SHBA. Vendet nordike Norvegjia, Finlanda, Suedia dhe Danimarka kanë normat më të ulëta, të gjitha nën 20%.
Përveç Rumanisë, Italia ka gjithashtu shkallën më të lartë të NEETS në njerëzit e BE-së 15-29 që nuk janë as të punësuar, as në arsim apo trajnim, tregojnë të dhënat e Eurostat./Euronews/