Më shumë se dhjetëra vende kanë njoftuar se do të pezullojnë fondet për agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA, pas akuzave se 12 nga punonjësit e agjencisë së OKB-së ishin të përfshirë në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor. Qëkur u ngritën këto akuza, organizata largoi nga puna disa punonjës.
Donatorët kryesorë sikurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë ndërprerë tashmë fondet e saj për këtë agjenci.
Këto janë shtetet që kanë pezulluar fondet: Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Italia, Gjermania, Zvicra, Holanda, Australia, Britania e Madhe, Finlanda, Franca, Japonia, Austria dhe Rumania.
Kurse vendet që ende vazhdojnë të ofrojnë ndihmë janë: Irlanda, Norvegjia, Turqia, Luksemburgu dhe Spanja./UBTNews/