UBT News

Cilat janë vitaminat specifike për trupin gjatë verës?

Përveç se një regjim ushqimor i shëndetshëm, disa vitamina specifike mund të jenë të dobishme gjatë muajve të nxehtë të verës për një shëndet optimal, thonë ekspertët botërorë të shëndetit.

Vitamina A

Kjo vitaminë ndihmon në formimin e mirëmbajtjen e lëkurës, dhëmbëve, indeve skeletore dhe membranave të mukozës të shëndetshme. Përfitimi që lëkura merr nga vitamina A është më i rëndësishmi verës. Kjo se priremi të kalojmë më shumë kohë jashtë gjatë kësaj stine.

Thelbësore të përmirësoni e të kujdeseni për shëndetin e lëkurës. Edhe pse pjesa më e madhe e njerëzve marrin mjaftueshëm vitaminë A nga ushqimi, mungesa është e rrallë. Sidoqoftë, nëse nuk merrni mjaftueshëm, mund të konsideroni marrjen e suplementeve të vitaminës A.

Vitamina C

Antioksidant që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi i radikaleve të lira, forcon sistemin imunitar, i cili mund të dobësohet si rezultat i udhëtimeve të shumta gjatë verës. Temperaturat e ngrohta shkaktojnë simptoma të ftohjes e gripit, që shmangen me vitaminën C.

Vitamina D

Duket e çuditshme që mund t’ju duhet të rrisni marrjen e vitaminës D verës, pasi trupi prodhon vetë “vitaminën e diellit” kur lëkura e zhveshur ekspozohet ndaj diellit. Sipas ekspertëve, vitamina D e gjeneruar nuk shpërndahet në mënyrë të barabartë.

Faktorë të tillë si koha e ditës, vendndodhja gjeografike, ndotja e ajrit, mosha, ngjyra e lëkurës e përdorimi i kremit të diellit, kufizojnë efektivitetin. Nëse nuk po merrni mjaftueshëm vitaminë D nga rrezet, ngrënia e ushqimeve të fortifikuara me këtë vitaminë dhe marrja e suplementeve të saj, mund të ndihmojë në ngushtimin e hendekut.

Vitamina E

I siguron lëkurës antioksidantë për të eliminuar radikalet e lira të dëmshme për të mbrojtur lëkurën nga dëmtimet e mëtejshme. Kjo vitaminë është e njohur për aftësinë e saj për të nxitur prodhimin e kolagjenit, i cili është thelbësor për ruajtjen e elasticitetit të lëkurës.

Kjo është pikërisht ajo që lëkura ka nevojë gjatë muajve të nxehtë të verës. Përveç kësaj, vitamina E luan rol në luftimin e mikrobeve.

Exit mobile version