Hekuri është një mineral thelbësor që lejon trupin të krijojë hemoglobinë, një proteinë në qelizat e kuqe të gjakut që transporton oksigjen në të gjithë trupin dhe disa tregues mund të tregojnë mungesë të këtij minerali.
Kur nivelet e hekurit janë të ulëta, trupi mund të ketë vështirësi të funksionojë normalisht, duke çuar në një sërë simptomash që nuk duhen injoruar. Duke njohur në kohë shenjat e mungesës së hekurit, është e mundur të reagoni përpara se gjendja të përkeqësohet.
Sipas Dr. Janine Bowring, disa nga simptomat që tregojnë nivele të ulëta të hekurit përfshijnë buzët e çara, thonjtë e brishtë dhe dhimbje koke të shpeshta.
Mungesa e hekurit ndikon në shëndetin e flokëve, se trupi redukton shpërndarjen e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese në zona më pak prioritare si skalpi.
Për shkak të kësaj, flokët mund të dobësohen, të thyhen ose të bien më shumë dhe rritja e flokëve mund të ngadalësohet.
“Ne mund të vërejmë se flokët na bien gjatë dushit ose se gjithnjë e më shumë janë në furçë kur i krehni. Të gjitha mund të jenë shenja të niveleve të ulëta të hekurit,” tha Dr. Bowring për SheFinds.
Shfaqja e buzëve të plasaritura mund të tregojë mungesë hekuri, ky mineral është vendimtar për shëndetin e lëkurës dhe mukozave, mungesa e tij mund të çojë në acarim dhe çarje të buzëve. “Nëse ndjejmë siklet ose plasaritje në cepat e buzëve, kjo mund të jetë shenjë e hekurit të ulët”, thotë Dr. Bowring.
Thonjtë që janë të brishtë, të hollë ose kanë formë të pazakontë tregojnë nivele të ulëta hekuri. Kur mungon hekuri, qelizat që pasqyrojnë strukturën e thonjve dobësohen, kështu që thonjtë mund të bëhen të sheshtë ose të thyhen lehtësisht.
Hekuri është thelbësor për rrjedhjen e oksigjenit në tru. Kur nuk ka mjaftueshëm, niveli i oksigjenit në tru bie, çon në dhimbje koke dhe migrenë. Nëse shpesh përjetoni dhimbje koke pa ndonjë arsye të dukshme, kjo mund të lidhet me mungesën e hekurit.
Nëse ndiheni “kokë të lehtë” ose marramendje kur ngriheni papritur, kjo mund të jetë për shkak të nivelit të ulët të hekurit. Mungesa e hekurit ulë nivelet e gjakut e çon në rrjedhje të dobët të oksigjenit, gjë që çon në marramendje momentale.
Njohja e këtyre simptomave mund t’ju ndihmojë të kërkoni këshilla profesionale në kohë dhe të përmirësoni shëndetin tuaj.