UBT News

Cilat janë shkaqet e mpirjes së këmbëve?

Mpirja e këmbëve është një çrregullim shumë i zakonshëm që mund të ketë shkaqe dhe kohë të ndryshme, shkruan pazienti.it.

Mund të ndodhë kur ushtrohet presion mbi nervat nëse qëndroni ose uleni në një pozicion të caktuar për një kohë të gjatë dhe ndjesia është e ngjashme me atë të shpimit nga kunjat ose gjilpërat e vogla.

Zakonisht, ndjesi shpimi gjilpërash në këmbë është i përkohshëm, pasi shqetësimi tenton të zhduket kur lëvizni ose kur hiqet pesha që shkakton presionin.

Shkaqet e mpirjes në këmbë mund të gjenden në një sërë sëmundjesh kronike që mund të prekin nervat.

  • Ato mund të jenë çrregullime të tilla si lupusi, sëmundja sjogren, sëmundja celiac, sindroma Guillain Barre dhe artriti reumatoid i cili sulmon vetë trupin duke shkaktuar dëme në sistemin nervor.
  • Abuzimi me alkoolin
  • Mund të shkaktohet gjithashtu nga kequshqyerja ose dieta e gabuar.
  • Dëmtimi i veshkave.
  • Sindroma e tunelit tarsal.
  • Hipotiroidizmi.
  • Skleroza e shumëfishtë.
  • Diabeti.
  • Shtatzënia.
  • Trauma në këmbë pasi, pas një ndrydhjeje ose frakture, nervat në pjesët e poshtme të trupit mund të dëmtohen.

Exit mobile version