Nëse sindroma e këmbëve të fryra nuk është specifike për verën, ky çrregullim bëhet më i shpeshtë kur kemi temperaturë dhe ndërlikon jetën e atyre që vuajnë prej tij, shkruan faqja melarossa.it.
Në shumicën e rasteve, ënjtja e këmbëve dhe e kyçeve (edema periferike) është rezultat i grumbullimit të lëngjeve.
Kjo fryrje është jo vetëm një ndjesi e pakëndshme, por mund të jetë një problem i dukshëm, i pakëndshëm nga pikëpamja estetike, por mbi të gjitha i dhimbshëm dhe gjithashtu shumë kufizues në jetën e përditshme.
Në fakt, faktorët mund të jenë ngrënia e ushqimeve të kripura, kalimi shumë kohë ulur, veshja e këpucëve me taka të larta dhe veshje të ngushta si dhe të qenit mbipeshë.
Këmbët e fryra janë pasojë e lëngjeve të tepërta që vijnë nga gjaku dhe enët limfatike. Prandaj, grumbullimi i ujit në inde (i quajtur edema periferike) e bën lëkurën të tendosur në prekje.
Por, ënjtja në këmbë është veçanërisht e theksuar në mbrëmje.
Simptomat janë këmbët e rënda, vështirësi në veshjen e këpucëve dhe dhimbje në kyçe.
Për më tepër, edema mund të shfaqet në mënyra të ndryshme.
Çrregullime të tjera që shpesh shoqërojnë edemën janë kruarja, ndjenja e rëndesës, tensionimi, mpirje, ngërçet e muskujve si dhe dhimbje gjatë natës.