Simptomat e hershme të shtatzënisë mund t’iu bëjnë konfuze, sepse shpesh janë të ngjashme me simptomat që shumë gra i përjetojnë gjatë kohës së ciklit menstrual.
Simptoma më e zakonshme e shtatzënisë së hershme është vonesa e ciklit menstrual, sipas Shari Lawson që është drejtoreshë e Departamentit të Obstetrikës dhe Gjinekologjisë në Johns Hopkins Medicine në Baltimore.
Simptoma të tjera të zakonshme që tregojnë se jeni shtatzënë janë si më poshtë:
Njollat: Përkufizohen si gjakderdhje vaginale më e lehtë se periodat dhe do ta keni gjatë kohës që zakonisht do ta kishit ciklin menstrual, ose rreth javës së katërt të shtatzënisë.
Dhimbje e lehtë: Fillon rreth javës së katërt deri në gjashtë të shtatzënisë
Ndjeshmëria e gjinjve: Fillon rreth javës së katërt deri në gjashtë të shtatzënisë
Të vjellat: Fillon rreth javës së katërt deri në gjashtë të shtatzënisë
Lodhja: Fillon rreth javës së katërt deri në gjashtë të shtatzënisë
Urinim i shpeshtë: Fillon rreth javës së katërt deri në gjashtë të shtatzënisë
Ashpërsia e këtyre simptomave ndryshon, ndërsa disa gra mund të përjetojnë vetëm disa prej tyre, të tjerat nuk do të përjetojnë asnjë. Çdo person është ndryshe, por nëse keni ndonjë shqetësim në lidhje me simptomat tuaja (ose mungesën e tyre), bisedoni me mjekun tuaj.