UBT News

Cila jep më shumë përfitime: Veza e zier apo e skuqur?

Vezët e ziera janë një nga opsionet më të shëndetshme për të nisur ditën. Ato janë të ulëta në kalori e të pasura me proteina, duke ofruar një kombinim të shkëlqyer ushqyes për organizmin.

Çfarë përmban një vezë e zier?

Një vezë e madhe e zier fort ka rreth 72 kalori, 5 gramë yndyrë (nga të cilat rreth 1.5 gramë janë yndyrna të ngopura) dhe 6 deri në 7 gramë proteina. E verdha është veçanërisht e pasur me vitamina dhe minerale si vitamina A, vitaminat B, riboflavina, folati, hekuri dhe zinku, sipas Jeremy O’Neal, dietolog dhe specialist i çertifikuar për menaxhimin e peshës.

Vezët janë një nga burimet më të mira të kolinës, mineral thelbësor gjatë shtatzënisë, i cili ndihmon në prodhimin e acetilkolinës. Sipas Dr. Amar Dave, kolina është e lidhur me përmirësimin e funksioneve njohëse, sidomos te të moshuarit.

Rëndësia e proteinës në vezë

Një vezë e zier siguron sasi të konsiderueshme proteinash, nuk është e mjaftueshme për të mbuluar nevojat. Sasia e nevojshme e proteinave ndryshon sipas peshës trupore dhe nivelit të aktivitetit fizik. Rekomandohet të konsumohet 0.8 gramë proteina për çdo kilogram të peshës trupore në ditë, më shumë për ata që ushtrojnë rregullisht apo janë shtatzënë.

Sa vezë të ziera mund të konsumoni në ditë?

Shumica e njerëzve mund të hanë dy deri tre vezë të ziera në ditë, në kuadër të një diete të ekuilibruar. Dr. Dave sugjeron të alternohen burimet e proteinës – duke përfshirë mishin e ligët, shpendët dhe vezët, por edhe alternativa bimore si tërshëra, bishtajore, thjerrëza, fara dhe tofu.

Po kolesteroli?

Shqetësimi për kolesterolin lidhet me të verdhën e vezës, që përmban 200 mg kolesterol. Nuk ka prova që lidhin konsumimin e kolesterolit nga ushqimi me rritjen e kolesterolit në gjak. Një rishikim i vitit 2022 i botuar në revistën Nutrients thekson se lidhja mes kolesterolit ushqimor dhe atij në gjak nuk është e qartë dhe mbetet temë diskutimi.

Ekspertët sugjerojnë të përqendroheni më shumë te kontrolli i marrjes së yndyrnave të ngopura dhe stili i përgjithshëm i të ushqyerit sesa te konsumimi i vetë vezëve.  Nëse ushqeheni shëndetshëm, me shumë perime, fibra, pak ushqime të përpunuara dhe burime të pasura proteinash, vezët e ziera mund të jenë pjesë e rregullt e dietës suaj.

Për çdo paqartësi apo shqetësim shëndetësor, është mirë të konsultoheni me mjekun.

Exit mobile version