UBT News

Cikloni Yaas në Indi, evakuohen 1 milion persona

Mbi 1 milion persona në Indi janë evakuuar meqë raportohet se një ciklon ka filluar të godasë bregun lindor të Indisë, të mërkurën.

Cikloni Yaas, i cili u intensifikua në një “stuhi shumë të ashpër ciklonike”, goditi shtetin e Orissa, i njohur gjithashtu si Odisha.

Ky është cikloni i dytë brenda një jave, pasi cikloni Tauktae la të vdekur mbi 150 persona. Në po këtë kohë India është duke u përballur fuqishëm me pandeminë COVID-19.

Yaas goditi zonat bregdetare me erë dhe shi, teksa raportohet edhe për dëme të shumta në ndërtesa. Departamenti i meteorologjisë së Indisë tha se zonat e ulëta afër bregdetit janë përmbytur për shkak të shiut dhe valëve të baticës që shoqërojnë ciklonin.

Ekipet ushtarake po përpiqen t’i shpëtojnë 32 personat e bllokuar në një rreth bregdetar për shkak të stuhisë.

India është duke u përballur me valën e dytë vdekjeprurëse të COVID-19 dhe sistemet shëndetësore janë të mbingarkuara.

Krematoriumet, varrezat dhe spitalet aktualisht po punojnë me kapacitet të plotë ndonëse po përballen me rritje të shpejtë të rasteve të reja dhe rasteve të vdekjes, ndonëse thuhet se ka rënie të lehtë të infeksionit./UBTNews

Exit mobile version