Një ciklon la së paku dhjetë të vdekur në Madagaskarin juglindor, i dyti që goditi ishullin e Oqeanit Indian brenda dy javësh, duke shkaktuar përmbytje, shembje të ndërtesave dhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Një nga qytetet më të goditura ishte Nosy Varika në bregun lindor, ku pothuajse 95% e ndërtesave u shkatërruan “sikur të ishin bombarduar”, tha një zyrtar. Cikloni Batsirai filloi të shtunën vonë.
Dëmet nga cikloni veçse u përshkallëzuan meqë edhe dy javë më parë vendi ishte goditur edhe nga një ciklon tjetër, ai Ana, ku mbetën të vdekur 55 persona.
Zyra e Madagaskarit për menaxhimin e fatkeqësive dhe rrezikut tha në një buletin të dielën se së paku dhjetë njerëz kanë vdekur.
Energjia elektrike u ndërpre në qytet pasi shtyllat u rrëzuan nga erërat e fuqishme që fryen gjatë gjithë natës deri në mëngjesin e së dielës./UBTNews