Policia amerikane ka arrestuar një të dyshuar për të shtënat masive më 4 korrik, ku mbetën të vdekur gjashtë persona gjatë Paradës së Pavarësisë të mbajtur në Parkun Highland, në periferi të Çikagos.
Robert E Crimo III, 22 vjeç, u ndalua pas një ndjekjeje të shkurtër. Personi i armatosur u ngjit në një çati, dhe qëlloi në drejtim të qytetarëve me pushkë.
Është vrasja më e fundit masive që ka goditur ShBA-në. Presidenti Joe Biden tha se është “i tronditur” nga dhuna.
Zyrtarët e emergjencave thanë se dhjetëra persona, përfshirë edhe fëmijë, janë trajtuar në spital për lëndime me armë zjarri dhe disa prej të plagosurve janë në gjendje kritike./UBTNews/