UBT News

Çifti iranian që u filmua duke vallëzuar në Teheran, dënohet me burg

Një gjykatë iraniane i ka dënuar me nga 10 vjet burg dy partnerë që vallëzonin para një monumenti të rëndësishëm të Iranit. Videoja që u filmua konsiderohet si simbol i kundërshtimit kundër regjimit, thonë aktivistët.

Astiyazh Haghighi dhe i fejuari i saj, Amir Mohammad Ahmadi, të dy në fillim të të 20-tave, u arrestuan në fillim të nëntorit pasi një video ku ata shfaqeshin duke vallëzuar në mënyrë romantike para Kullës Azadi, u bë virale.

Haghighi nuk mbante shami, në kundërshtim me rregullat strikte të Iranit. Grave nuk iu lejohet të vallëzojnë në publik, e aq më pak me një burrë.

Një gjykatë revolucionare në Teheran i dënoi ata me nga 10 vjet e gjashtë muaj burgim, si dhe ua ndaloi përdorimin e internetit dhe largimin nga Irani.

Çifti që tashmë janë blogerë të njohur në Instagram, mes tjerash u dënuan për “promovim të korrupsionit dhe prostitucionit publik”.

Kërkesa e familjes së tyre për lirim me kusht u refuzua./UBTNews/

Exit mobile version