UBT News

Çifti indian planifikon martesë në ‘metaverse’

Për shkak se COVID-19 ndikoi që familje të shumta në Indi të shtyjnë apo anulojnë dasmat e tyre tradicionale për shkak të kufizimeve, një çift gjeti ‘një vend të paprekur nga kufizimet: metaverse’.

Dinesh Sivakumar Padmavathi dhe Janaganandhini Ramaswamy nga Tamil Nadu, ku dasmat janë të limituara deri në 100 persona, kanë ftuar 2 mijë persona në dasmën e tyre virtuale që do të mbahet muajin e ardhshëm. Dhe të vetëshpallur si fansa të Harry Potter, dyshja kanë zgjedhur një festë ku të ftuarit mund të marrin pjesë përmes telefonave, tabletave ose laptopëve të tyre.

“Për shkak të pandemisë, një lloj pritjeje fizike apo reale nuk do të jetë e mundur me numër të madh të njerëzve. Pra, vendosëm: le ta bëjmë atë në metaverse”, deklaroi Padmavathi.

Metaverse është termi që përdoret për të përshkruar ambientet 3D, ku njerëzit mblidhen dhe ndërveprojnë. Dhëndri, një 24-vjeçar i entuziazmuar pas kriptovalutave, punoi me një platformë TardiVerse për të krijuar një kështjellë në hapësirën dixhitale, për të cilën u frymëzuan nga Hogwarts.

Ceremonia zyrtare e kurorëzimit do të mbahet fizikisht në prani të familjarëve dhe miqve të afërt në distriktin Krishnagiri, rreth 170 milje larg nga Chennai. Pastaj vazhdon dasma virtuale, e cila kushtoi 150 mijë rupi indiane (2 mijë e 16 dollarë) për t’u projektuar.

Dhe përveç që do të ftojnë mysafirë që nuk mund të merrnin pjesë ndryshe, çifti tha se festimi dixhital ka një avantazh tjetër unik: në dasmë mund të marrë pjesë edhe babai i ndjerë i Ramaswamyt.

Edhe një çift amerikan mbajti një ceremoni fizike së bashku me një dixhitale në platformën virtuale, Virbela./UBTNews

Exit mobile version