UBT News

Chris Hipkins, kryeministri i Zelandës së Re

Chris Hipkins të mërkurën është betuar si kryeministri i 41-të i Zelandës së Re.

44-vjeçari është emëruar zyrtarisht, një javë pas dorëheqjes së ish-kryeministres Jacinda Ardern.

“Ky është privilegji dhe përgjegjësia më e madhe e jetës sime”, tha Hipkins pasi mori zyrtarisht detyrën, teksa shtoi se është tejet i emocionuar.

Ardern u zgjodh për herë të parë si kryeministre në vitin 2017, para se të kalonte valën e “Jacindamania” për të siguruar një mandat të dytë me një fitore në vitin 2020./UBTNews/

Exit mobile version