UBT News

Chris Hemsworth rikthehet në aksion me trillerin e ri kriminalistik “Crime 101”

Studioja filmike Amazon MGM ka publikuar pamjet e para të trillerit kriminalistik “Crime 101”, një film me ngjarje të vendosur në Los Anxhelos, i bazuar në romanin me të njëjtin emër nga Don Winslow.

Në rolin kryesor shfaqet Chris Hemsworth, interpreton një hajdut të paarritshëm, të pasionuar pas grabitjeve me rrezik të lartë përgjatë autostradës 101.

Kur ai vendos të realizojë “grabitjen më të madhe të jetës së tij”, me shpresën se do të jetë edhe e fundit, rruga e tij ndërthuret me atë të një agjenteje sigurimesh të zhgënjyer, që luhet nga Halle Berry. Të detyruar të bashkëpunojnë, ata përfshihen në një seri ngjarjesh të tensionuara.

Një detektiv i pamëshirshëm, i portretizuar nga Mark Ruffalo, i afrohet zbardhjes së rastit, duke e bërë operacionin edhe më të rrezikshëm.

Filmi është me regji dhe skenar të Bart Layton, të njohur për filmat “American Animals” dhe “The Imposter”, ndërsa në kastë marrin pjesë edhe Barry Keoghan, Monica Barbaro, Corey Hawkins, Jennifer Jason Leigh dhe Nick Nolte.

“Crime 101” pritet të shfaqet në kinema në shkurt të vitit 2026. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version