Këngëtari i njohur amerikan Chris Brown ka bërë një paraqitje të papritur në Gjykatën e Kurorës në Southwark, Londër, lidhur me akuzat për sulm ndaj një producenti muzikor në një klub nate në vitin 2023.
36-vjeçari i ka mohuar akuzat për tentativë për shkaktim dëmtimi të rëndë trupor dhe për sulm fizik, të cilat prokurorët i kanë përshkruar si një “sulm të paprovokuar me shishe”.
Fituesi i dy çmimeve Grammy është liruar me kusht që nga muaji maj, pasi ka paguar 5 milionë paund për të vijuar turneun e tij “Breezy Bowl XX”.
Në një tjetër zhvillim, Brown ka paditur kompaninë Warner Bros për 480 milionë euro, duke i akuzuar për shpifje pas publikimit të dokumentarit “Chris Brown: A History of Violence”. Sipas këngëtarit, dokumentari e portretizon në mënyrë të rreme si përdhunues dhe abuzues.
Padia, e depozituar në Gjykatën e Los Angeles, kërkon një gjyq me juri, ndërsa pretendohet se dokumentari është i mbushur me gënjeshtra dhe mashtrime, duke shkelur parimet bazë të gazetarisë. /A.Z/UBT News/
