Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet u largua nga ndërtesa e qeverisë pa dhënë ndonjë deklaratë për media.
Ai zhvilloi takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ndërsa ishte i shoqëruar edhe nga Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Chollet sot takoi edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmanin. Siç ka njoftuar DASH, me krerët e institucioneve në Kosovë, Chollet pritet të bisedojë për integrimin euroatlanik përfshirë arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve me Serbinë, bazuar në njohje reciproke. Pas Kosovës, këshilltari amerikan pritet të vizitojë edhe Serbinë.