UBT News

Chollet e uroi Kurtin për marrëveshjen e Ohrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pati sot një bisedë telefonike me këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Kurti dhe Chollet, siç u bë e ditur në komunikatë, diskutuan për takimin e nivelit të lartë politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE-ja, që u mbajt në Ohër.

Ata folën dhe për dakordimin e arritur mbi aneksin për zbatimin e Marrëveshjes Bazë sipas propozimit Evropian, të mbështetur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Z. Chollet e uroi kryeministrin Kurti për marrëveshjen e arritur të shtunën, pas negociatave të gjata dhe të vështira”, u bë e ditur në komunikatë.

Ndërsa, Kurti e falënderoi këshilltarin e lartë Chollet për mbështetjen dhe rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë gjithë procesit.

Exit mobile version