UBT News

Chollet dhe Escobar sot nisin vizitën në Kosovë

epa09470142 US Department of State Counselor Derek Chollet (C) speaks to the press during his official visit to Tripoli, Libya, 15 september 2021. EPA-EFE/STR

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe i dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar sot (e hënë) do të nisin vizitë dy-ditore në Kosovë.

Vizita e tyre pritet të ndodhë në kohën e rritjes së tensioneve në veri të vendit, kur grupet kriminale serbe në veri, sulmet me armë zjarri e shok bomba ndaj Policisë së Kosovës, sulmet me shok bomba ndaj gazetarëve e vëzhguesve të EULEX-it kanë pamundësuar lirinë e lëvizjes së qytetarëve dhe qarkullimit të mallrave në Jarinje dhe Bërnjak.

Përveç në Kosovë, Chollet do që qëndrojë edhe në Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Kroaci dhe Belgjikë nga 11 deri më 17 dhjetor, është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga DASH-i.

Kujtojmë po ashtu se kjo vizitë vjen menjëherë pas asaj të emisarit të BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçk, i cili qëndroi në Prishtinë dhe Beograd për tu takuar me krerët e dy shteteve.

Lajçak, ka thënë se gjatë takimit të tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti është ripërsëritur thirrja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve fqinje. Ai ka thënë se janë duke punuar për çështjen e normalizimit të raporteve, teksa shtoi se “nuk ka më kohë për të humbur”.

Exit mobile version