Kapiteni i axurrëve, në një intervistë për kanalet zyrtare të UEFA-s dhe Federatës Italiane të Futbollit, shpjegoi se çfarë ndodhi me Jordi Albën në shortin përpara goditjes së 11-metërshave.
“U komentua shumë ai episod, por në të vërtetë nuk ndodhi ndonjë gjë e madhe. Duhet të vendosnim se te cila portë do të godisnim dhe arbitri na tha që e kuqja ishte porta djathtas dhe bluja ishte porta majtas. Kur ra e kuqe, Jordi mendoi që ishte porta ku ishin tifozët spanjollë. Aty unë nisa të bëja shaka me të dhe i thashë që nuk ishte ashtu si mendonte ai”, sqaroi kapiteni italian.
Sa i përket finales, Chiellini tha: “Është një ëndërr që u bë realitet. Në fillim, të gjithë mendonim se trajneri ishte i çmendur kur na thonte që mund ta fitonim Evropianin. Tani na ka mbetur vetëm hapi i fundit”.