UBT News

ChatGPT mund të rikthehet në Itali

Të mërkurën, Agjencia e Mbrojtjes së të Dhënave në Itali vendosi një listë me kërkesa të cilën tha se OpenAI duhet ta përmbushë deri më 30 prill për të adresuar shqetësimet e agjencisë mbi ChatGPT dhe do t’ia mundësojë shërbimit të inteligjencës ta rikthejë shërbimin në vend.

Pothuajse dy javë më parë, Italia e ndaloi ChatGPT-në, për shkak se autoriteti i njohur si Garante kufizoi përkohësisht përpunimin e të dhënave personale dhe filloi hetimet mbi dyshimet për shkelje të rregullave të privatësisë.

Garante të mërkurën parashtroi një sërë kërkesash të cilat duhen përmbushur deri në fund të këtij muaji.

Italia ishte vendi i parë perëndimor evropian që ndaloi ChatGPT, por zhvillimi i shpejtë i tij mori vëmendjen e ligjvënësve dhe rregullatorëve në vende të ndryshme.

Shumë ekspertë thonë se nevojiten rregulla të reja për inteligjencën artificiale (AI) për shkak të ndikimit të saj të mundshëm në siguri kombëtare, vende të punës dhe arsim./UBTNews/

Exit mobile version