Krahas problemeve të ndryshme të privatësisë që po hasen në Itali dhe jo vetëm, skenarit “Terminator”, përhapjes së lajmeve të rreme dhe detyrave shkollore të studentëve, ChatGptka filluar që të shpifë mbi disa persona. Nëse nuk zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur, ky problem mund të përmbytë me ankesa kompaninë mëmë të saj OpenAi.
Deri më sot janë vetëm 2 rastet më flagrante. Por ato kanë prekur një zyrtar publik dhe një profesor të drejtësisë, figura që për shkak të roleve të tyre, kanë kërcënuar tashmë se mund të bëjnë paditë e para kundër OpenAi për shpifje përmes inteligjencës artificiale.
Kryebashkiaku akuzohet për korrupsion
Njerëzit e prekur janë Brajan Hud, kryebashkiak i Hepbërn Shajër, një komunë afër Melbërnit, Australi, dhe Xhonathan Tërlej, një profesor i juriprudencës në Universitetin Xhorxh Uashington, Shtetet e Bashkuara. I pari mësoi nga disa votues se ishte cilësuar gabimisht nga ChatGpt si fajtor për një skandal korrupsioni, që përfshinte një degë të Bankës Rezervë të Australisë në fillim të viteve 2000.
Në këtë rast, gabimi i inteligjencës artificiale është se Hud ka punuar në fakt ka punuar për një degë të bankës australiane. Por ajo që nuk kuptoi ChatGpt, është se Hud ishte personi që raportoi tek autoritetet ryshfetet e dhëna ndaj zyrtarëve të huaj, për të fituar tenderat për printimin e kartëmonedhave.
Avokatët e tij, të cilët kanë konfirmuar se ai nuk është akuzuar kurrë për ndonjë krim, i dërguan më 21 mars një letër OpenAi për ta korrigjuar gabimin, duke i lënë 28 ditë kohë para se ta paditin për shpifje. Por sipas raporteve të Reuters, nuk ka marrë ende asnjë përgjigje.
Profesori akuzohet për ngacmim seksual
Nga ana tjetër, i dyti e zbuloi shpifjen falë një kolegu të tij, i cili i kërkoi ChatGpt t’i siguronte një listë të studiuesve të së drejtës, që ishin shpallur fajtorë për ngacmim seksual. Dhe sistemi renditi në listë edhe emrin e Tërlej. Sipas AI, profesori dyshohet se ngacmoi verbalist, dhe tentoi të ngacmonte seksualisht një studente gjatë një ekskursioni shkollor nëAlaska, duke cituar si burim një artikull të gazetës “Washington Post” të vitit 2018.
Por problemi është se nuk ka ekzistuar ndonjëherë një artikull i tillë, dhe Tërlej nuk ka qenë asnjëherë në Alaskë. Ndryshe nga Hud, Tërlej, i cili ka deklaruar se nuk ka ngacmuar seksualisht askënd në jetën e tij. Por duket se ai nuk ka ndërmarrë ende asnjë veprim kundër OpenAi.
Por mund ta bëjë këtë nëse gabimi nuk korrigjohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Për të justifikuar incidentin, Niko Feliks, zëdhënës i OpenAi, tha se “kur përdoruesit regjistrohen nëChatGpt, ne përpiqemi të jemi sa më transparentë për faktin se ai mund të gjenerojë përgjigje që nuk janë gjithmonë të sakta”. / Wired – Bota.al