ChatGPT ka qenë aplikacioni më i shkarkuar në botë për shtatë muaj me radhë, duke ruajtur vendin e parë si në Google Play ashtu edhe në App Store nga marsi deri në shtator 2025, sipas të dhënave të Appfigures.
Sipas analizave, aplikacioni i OpenAI është shkarkuar rreth 410.8 milionë herë në mbarë botën që nga fillimi i vitit, duke lënë pas rivalët kryesorë si Gemini i Google me 131.1 milionë shkarkime.
DeepSeek ka 79.2 milionë, Grok ka 46.6 milionë, Perplexity me 43.1 milionë, dhe Meta AI me vetëm 16.9 milionë shkarkime.
Drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, ka bërë të ditur se ChatGPT tashmë numëron mbi 800 milionë përdorues aktivë në javë, ndërsa platforma përpunon më shumë se 2.5 miliardë mesazhe çdo ditë — që përkthehet në rreth 29,000 mesazhe për sekondë. /A.Z/UBT News/