Liderët botërorë do të takohen në Samitin e klimës – COP26 në Glasgow brenda tri javësh, ndërsa kryeministri australian, Scott Morrison ende s’ka marrë vendim final për pjesëmarrjen.
Në një intervistë për BBC-në, princi Charles reagoi ndaj këtyre komenteve dhe u bëri thirrje udhëheqësve të marrin pjesë, duke e përshkruar COP26 si një “shans të fundit” për veprimet klimatike.
Samiti global i klimës COP26 në Glasgow në nëntor shihet si vendimtar nëse ndryshimi i klimës do të vihet nën kontroll. Pothuajse 200 shteteve po u kërkohen planet e tyre për të ulur emetimet, dhe kjo mund të çojë në ndryshime të mëdha në jetën tonë të përditshme./UBTNews