Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel do të udhëtojë në Kinë javën e ardhshme për t’u takuar me udhëheqësit e vendit në përpjekje për të kuptuar pozicionimin e Kinës në çështjet kryesore në “këtë pikë kritike”.
Michel do ta vizitojë Pekinin më 1 dhjetor dhe do të takohet me presidentin Xi Jinping, kryeministrin Li Kepiang dhe kryetarin e Komitetit të Përhershëm të Kongresit Popullor Kombëtar, Li Zhanshu.
Takimi vjen gjashtë javë pasi 27 liderët e Bashkimit Evropian zhvilluan një diskutim strategjik tri orësh pas refuzimit të Kinës për të dënuar agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës si dhe rreth çështjeve të tjera./UBTNews/