UBT News

Çfarë u tha në fjalimin dy-orësh të Putinit?

Putin foli për gati dy orë, me akuza kundër Perëndimit dhe duke u përpjekur të qetësojë një komb që ka parë mijëra njerëz të tij të vdesin në Ukrainë.

Këtu janë pikat kryesore që tha presidenti:

*Rusia pezulloi pjesëmarrjen në traktatin e saj të fundit të armëve bërthamore me SHBA-në që synonte të kufizonte përhapjen e tyre.
*Perëndimi “dënoi veten” me sanksione ndaj Rusisë dhe rrëzoi sektorët e tyre të energjisë, tha Putin.
*Ai fajësoi Perëndimin për luftën në Ukrainë që e liroi “xhinin nga shishja” duke nisur konflikte në të gjithë globin.
*Putin u mburr për stabilitetin e ekonomisë së Rusisë pavarësisht sanksioneve, duke përfshirë se inflacioni është gjysma e atij në Perëndim.
*Një fond special do të krijohet për ushtarët rusë të papaguar dhe familjet e tyre
*Presidenti u bëri thirrje oligarkëve të cilët shpenzojnë paratë e tyre në Perëndim — të kthejnë invesimet e tyre në Rusi.
*Vendi do të mbajë zgjedhjet presidenciale vitin e ardhshëm.
*Rusia po përballej me një “kohë shumë të vështirë”, pranoi ai./UBTNews/

Exit mobile version