UBT News

Çfarë tregon tensioni i lartë te personat nën 40-vjeç?

Dy studime të reja të publikuara këtë vit kanë arritur në përfundimin se njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut para moshës 40 vjeçare, janë ndjeshëm më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës dhe ishemia.

Studimi i parë, është kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. bShkencëtarët analizuan të dhënat e 4,800 personave e zbuluan se tensioni i lartë trefishon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe ishemisë në 20 vitet e ardhshme.

Studimi i dytë ekzaminoi të dhënat e 2.5 milionë njerëzve në Korenë e Jugut, ekzaminimi i të dhënave u krye përgjatë 10 viteve, shkencëtarët arritën në një konkluzion të ngjashëm.

Gratë e prekura nga tensioni para të dyzetave ishin 76% më të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës, për burrat rreziku ishte 85% më i lartë.

Shkencëtarët thanë se rritja e tensionit para kësaj moshe nxit atakun në zemër, tensioni i lartë i gjakut aktivizon mekanizmat e dëmshëm për zemrën e krahas tensionit, sëmundjet e zemrës nxiten edhe nga disa faktorë rreziku.

Këtu përfshihet: Mbipesha, kolesteroli i lartë, niveli i lartë i sheqerit dhe duhanpirja.

Të gjitha këto ngurtësojnë enët e gjakut e nxisin bllokimin duke i çelur rrugën atakut dhe sëmundjeve tjera kardiovaskulare, rekomandohet një kujdes i vazhdueshëm në kontrollin e tensionit, ndjekjen e këshillave të mjekut dhe regjim ushqimor.

Cilat janë vlerat ideale të tensionit të gjakut?

Njësia matëse e tensionit të gjakut është mmHg, shifra e parë tregon tensionin sistolik ose pikën më të lartë të presionit ndaj zemrës.

Shifra e dytë tregon tensionin diastolik ose pikën më të ulët të presionit, kjo tregon kur zemra qetësohet mes çdo rrahjeje.

Zemra mbushet me gjak, ushqehet me oksigjen e nëse matësi i tensionit tregon vlerat 90/60 mmHg ose më pak, tensioni i gjakut konsiderohet i ulët. Nëse matësi tregon vlerat mes 90/60 dhe 120/80, tensioni i gjakut është i shëndetshëm dhe në nivel ideal, nëse tregon vlerat 120/80 dhe 140/90, tensioni i gjakut është pak më i lartë se mesatarja.

Nëse matësi tregon vlerat mbi 140/90, tensioni është i lartë e klasifikohet si hipertension. Nëse vlerat e të dy njësive arrijnë mbi 180 dhe 110 duhet duhet të shkoni te mjeku. /UBT News/

Exit mobile version