UBT News

Çfarë të hash kur je i stresuar?

Stresi shoqërohet me rritjen e nivelit të kortizolit. Ky hormon është përgjegjës për shtimin e dëshirës për ushqim dhe për grumbullimin e yndyrave në bark.

Sa herë ndiheni nervozë e të stresuar, shmangni ilaçet!

Në vend të tyre konsumoni pak nga këto ushqime që rendisim më poshtë:

Frutat e pyllit
Janë të pasura me vitaminë C dhe luftojnë së tepërmi stresin.

Çokollata
Ju qetëson dhe ul ndjeshëm presionin e gjakut.

Hudhra
Forcon sistemin imunitar pasi është e pasur me shumë antioksidantë.

Çaji jeshil
Rrit vigjilencën dhe përqendrimin.

Portokalli
Është burimi kryesor i vitaminës C.

Asparagët
Janë të pasura me folatë dhe ju japin një ndjesi pozitive.

Arrat
Parandalojnë humbjen e kujtesës dhe luftojnë stresin. Janë të pasura gjithashtu me acide yndyrore omega-3./neps.al 

Exit mobile version