UBT News

Çfarë të hani kur ndiheni në humor të keq?

Kur ndiheni në humor të keq, ushqimi mund të jetë një armë e fuqishme për të përmirësuar gjendjen tuaj emocionale. Jo vetëm që disa ushqime ndihmojnë në rritjen e humorit, por ofrojnë dozë të shëndetshme energjie dhe të përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm.

Por, çfarë duhet të konsumoni për të dalë nga kjo gjendje negative?

Çokollata e zezë – Nuk është rastësi që çokollata është ushqimi i parë që të vjen në mendje kur ndihesh keq. E njohur për rritjen e niveleve të serotoninës dhe endorfinave, hormone që lidhen drejtpërdrejt me lumturiNë. Një copëz e vogël bën mrekulli për gjendjen emocionale.

Banane – Të pasura me vitaminën B6, ndihmon në rregullimin e nivelit të serotoninës. Hormonet janë thelbësore për të ndihmuar trupin të ndihet më i çlodhur. Bananet janë me fibra, ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të sheqerit në gjak, duke parandaluar luhatjet e humorit.

Frutat e pyllit – Boronicat dhe mjedrat, janë të pasura me anti-oksidantë që ndihmojnë në luftimin e stresit oksidativ në tru. Konsumimi i rregullt është treguar se ndihmon në zvogëlimin e simptomave të depresionit dhe përmirësimin e humorit të përgjithshëm.

Salmoni – I pasur me acide yndyrore omega-3, që luajnë rol të rëndësishëm në shëndetin e trurit dhe rregullimin e emocioneve. Njerëzit që konsumojnë omega-3 rregullisht kanë nivele më të ulëta të depresionit.

Arra – Janë burim i shkëlqyer i magnezit, një mineral që ndihmon në uljen e ankthit dhe përmirësimin e gjumit. Ato përmbajnë triptofan, një aminoacid që ndihmon trupin të prodhojë serotoninën, hormonin e mirëqenies.

Perimet jeshile – Spinaqi apo kastraveci, janë të pasura me folate, që është treguar se ndihmon në rregullimin e humorit dhe reduktimin e lodhjes. Këto perime janë të pasura me fibra, që ndihmojnë në ruajtjen e një niveli të qëndrueshëm të energjisë gjatë gjithë ditës.

Çaji jeshil – Përmban L-teaninë, një aminoacid që ndihmon në rritjen e ndjesisë së çlodhjes dhe përqendrimit. Konsumimi i një filxhani ndihmon në qetësimin e mendjes dhe përmirësimin e humorit pa efekte anësore që shkaktojnë nervozizëm.

Tërshëra – Një burim i shkëlqyer i karbohidrateve komplekse, që ndihmojnë në rritjen e prodhimit të serotoninës në tru. Një mëngjes me tërshërë mund t’ju japë energji të qëndrueshme e ju ndihmon të filloni ditën me humor më të mirë.

Avokado – Një superushqim që përmban yndyrna të shëndetshme dhe më shumë kalium se bananet. Kaliumi ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut dhe uljen e stresit, ndërsa yndyrnat e shëndetshme përmirësojnë funksionin e trurit dhe gjendjen emocionale.

Vezët – Një burim i pasur i kolinës dhe vitaminës D, që luajnë rol kyç në shëndetin e trurit dhe humorin. Konsumimi i vezëve ndihmon në mbajtjen e një balance të mirë mes energjisë dhe gjendjes emocionale gjatë gjithë ditës.

Konsumimi i ushqimeve të duhura kur ndiheni në humor të keq mund të bëjë ndryshim të madh në mënyrën si ndiheni. Zgjidhni ato që i përshtaten më mirë shijeve dhe nevojave e do shihni si humori përmirësohet me kalimin e kohës. /UBT News/

Exit mobile version