UBT News

Çfarë suplemente duhet të merrni gjatë ekspozimit në diell?

Suplemente për diell që rekomandohen për shëndetin e lëkurës.

Edhe pse prej kohësh dimë që dielli nuk është mik i lëkurës sonë, e vërteta e hidhur është se të gjithë duam gjatë verës të kemi ngjyrë të artë të lëkurës.

Dimë se celuliti dhe çrregullimet tjera duken më pak kur rrezitemi pak. Për të arritur ngjyrën e dëshiruar, duke shmangur dëmtimet nga dielli, naduhet një rutinë bukurie që përfshin përdorimin adekuat të produkteve me SPF dhe rinovimin e mbrojtjes dhe kujdesin e duhur, në këtë ekuacion futen edhe suplementet, që janë të rëndësishme gjatë sezonit të diellit.

Kur ekspozohemi, trupi ka nevojë për disa lëndë ushqyese, rrezet UV janë stres për lëkurën dhe organizmin në tërësi, për shkak të mundësisë së dehidratimit.

Suplementimi i duhur është i rëndësishëm, përfitimi shtesë është se shumë prej tyre nxisin ngjyrimin më të shpejtë, duke na mundësuar të marrim ngjyrë bronzi në kohë më të shkurtër në diell. Ndihmojnë të shmangim skuqjen, puçrrat dhe djegiet, ngadalësojnë plakjen e shmangin humbjen e lagështisë.

Cilat suplemente duhet të merrni gjatë ekspozimit në diell?

Beta-karoteni – Ky pigment natyral mbron lëkurën nga brenda dhe lehtëson ngjyrimin e njëtrajtshëm dhe më të shpejtë, ndërkohë që redukton ndjeshmërinë e lëkurës ndaj rrezeve UV. Doza e rekomanduar: 15-30 mg në ditë.

Astaksantini – Në antioksidant i fuqishëm, 500 herë më i fuqishëm se vitamina E në efektin antioksidativ. Mbron lëkurën nga skuqjet, djegiet dhe humbja e elasticitetit që shkaktohen nga rrezet UV. Doza e rekomanduar: 4-8 mg në ditë

Vitamina D – Promovon imunitetin, shëndetin e kockave dhe disponimin. Edhe pse trupi e prodhon këtë vitaminë gjatë ekspozimit, duhet pasur parasysh që kremrat me SPF ulin sintezën e saj, prandaj suplementimi mbetet i rëndësishëm. Doza e rekomanduar: 1,000-2,000 IU në ditë (më shumë nëse ka deficit).

Vitaminat C dhe E – Janë antioksidantë të fuqishëm që luftojnë radikalet e lira të shkaktuara nga rrezet UV. Roli i tyre është të mbështesin rigjenerimin e lëkurës dhe të ngadalësojnë procesin e plakjes. Doza: vitamina C: 500-1,000 mg në ditë; vitamina E: 100–200 IU në ditë

Çinku dhe seleni – Minerale që stimulojnë rigjenerimin e lëkurës e kanë veti antiinflamatore. Reduktojnë reaksionet alergjike pas ekspozimit në diell.

Doza e rekomanduar: çinku: 15-30 mg në ditë; seleni: 100-200 µg në ditë.

Acidet yndyrore Omega-3 – Roli i acidit yndyror omega-3 është të ulin inflamacionin e mbrojnë membranat qelizore të lëkurës. Ato rrisin elasticitetin dhe hidratojnë lëkurën, duke e bërë më të qëndrueshme ndaj rrezeve UV. Doza e rekomanduar: 1,000-2,000 mg EPA/DHA në ditë.

Kolagjeni – Suplementimi me kolagjen të hidrolizuar kompenson dëmtimet që rrezet UV shkaktojnë në lëkurë, duke ruajtur fortësinë e nivelin e lagështisë.

Doza e rekomanduar: 5-10 g në ditë (ideal në kombinim me vitaminë C për absorbim më të mirë)

Si të merrni suplementet?

Filloni 2-3 javë para pushimeve, më pas vazhdoni t’i konsumoni gjatë qëndrimit në plazh, por edhe pas kthimit në shtëpi, deri në fillim të vjeshtës.

Suplementet si beta-karoteni, astaksantini, vitamina C, acidet yndyrore omega-3 dhe vitamina D është më mirë t’i merrni në mëngjes, ndërsa çinku, seleni dhe vitamina E në mbrëmje. Kini parasysh se pavarësisht suplementimit, përdorimi i kremrave me SPF është i domosdoshëm, si dhe shmangia e ekspozimit në diell midis orës 11:00 dhe 17:00. Lexoni edhe si të dalloni ndryshimet malinje nga ato beninje në lëkurë.

 

Exit mobile version