Gadishulli i Krimesë – i cili u aneksua nga Rusia në vitin 2014 – është përballur me një seri tjetër sulmesh, i treti në 10 ditë.
Të paktën katër shpërthime u raportuan gjatë natës pranë bazës së forcave ajrore Belbek pranë qytetit të Sevastopolit.
Kreu lokal i emëruar nga Rusia tha se mbrojtja ajrore kishte rrëzuar një dron ukrainas, ndërsa pretendoi se shpërthimet nuk kishin shkaktuar dëme.
Javën e kaluar, baza ajrore Saky në gadishull u godit nga shpërthime që shkatërruan të paktën nëntë avionë luftarakë rusë. Dhe këtë javë, një depo armësh u vu në shënjestër, ku Rusia fajësoi për herë të parë sabotimin.
Të enjten në mbrëmje, një tjetër zyrtar lokal i emëruar nga Rusia tha se mbrojtja ajrore ishte aktivizuar në qytetin e Kerçit.
Ai pretendon se “nuk ka rrezik për qytetin dhe urën”./UBTNews/