UBT News

Çfarë po ndodh në Iran gjashtë muaj që nga fillimi i protestave?

Gjatë mesit të muajit shtator të vitit të kaluar, Mahsa Amini po shkonte për vizitë te familja e saj në Teheran kur u arrestua nga Policia e Moralit për shkak se nuk e kishte veshur siç duhej hixhabin, njoftojnë autoritetet. Më 16 shtatror, tri ditë pasi u mbajt në paraburgim dhe nuk kishte kontakt me familjen e saj, Amini vdiq në rrethana të dyshimta.

Në atë periudhë, askush nuk dyshonte, veçanërisht regjimi teokratik i Iranit, që ky episode do të sjellte zemërim në tërë vendin dhe Irani do të thellohej në krizë e cila nuk ishte parë që nga protestat zgjedhore të vitit 2009.

Përgjigja e Qeverisë së Ayatollah Ali Khameneit ndaj protestave ishte brutale, sipas Amnesty International dhe Organizatës Joqeveritare Iran Human Rights (IHR). Diku 300-500 njerëz, në mesin e tyre edhe fëmijë, kanë vdekur si pasojë e protestave.

Deri më tani, qeveria ka ekzekutuar së paku 137 njerëz të përfshirë në protesta, sipas IHR. Po ashtu, Amnesty dokumentoi një sërë pretendimesh për dhunë seksuale dhe forma të tjera torture gjatë ndalimit nga autoritetet.

Numri i të arrestuarve që nga fillimi i protestave ende nuk dihet, meqë qeveria e Iranit nuk ka lëshuar të dhëna zyrtare. Megjithatë, gjyqësori njoftoi më 13 mars se do të japë aministi për 22 mijë të burgosur.

Në total, rreth 82 mijë të pandehur janë liruar dhe 34 mijë të tjerëve u është ulur dënimi, tha kryetari i gjyqësorit, Gholamhosein Mohseni Ejei, sipas agjencisë qeveritare të lajmeve Mizan./UBTNews/

Exit mobile version