UBT News

Çfarë ndodhi në takimin konfidencial mes Merz dhe Macron në Paris

Tre ditë pas fitores në zgjedhje, kandidati i CDU/CSU për kancelar të Gjermanisë, Friedrich Merz, u prit nga presidenti francez, Emmanuel Macron, për një takim konfidencial në Pallatin Élysée. Merz mbërriti në zyrën e Macron në Paris pak pas orës 20:00.

Takimi, i cili zgjati rreth tre orë, ishte një mundësi për të dyja palët të shprehnin gatishmërinë e tyre për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet gjermano-franceze, sipas Unionit të CDU/CSU. Fillimisht, detajet e bisedës nuk u zbuluan dhe nuk pati komente nga pala franceze.

CDU/CSU e përshkroi diskutimin si një bashkëbisedim në një atmosferë miqësore, duke theksuar një marrëveshje të madhe për një sërë temash dhe nismash të përbashkëta.

Merz publikoi një foto të tij dhe Macron në rrjetet sociale, duke falënderuar presidentin francez për “miqësinë” dhe “besimin në marrëdhëniet franko-gjermane.”

Së bashku, vendet tona mund të arrijnë gjëra të mëdha për Evropën,” shkroi Merz në postimin e tij

Takimi mes Merz dhe Macron u zhvillua menjëherë pas zgjedhjeve në Gjermani. Merz gjatë fushatës elektorale deklaroi se si kancelar do të punonte për forcimin e marrëdhënieve gjermano-franceze. Gjatë bisedës, të dy liderët diskutuan çështje ndërkombëtare përveç temave dypalëshe.

Në fokus të bisedës ishte dhe tërheqja e mundhsme e SHBA-së nga Evropa në aspektin e sigurisë.

Exit mobile version