UBT News

Çfarë ndodhi mes Salah dhe Arabisë Saudite? Klopp zbulon të vërtetën

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka zbuluar të vërtetën për çështjen e Mohamed Salah dhe kalimit të tij në Arabinë Saudite.

Vazhdimisht gjatë merkatos verore Salah lidhej fortë me një kalim në Arabinë Saudite, ku spekulohej për oferta marramendëse nga Al Ittihad.

Por, Salah mbeti në Liverpool, dhe Klopp tani ka zbuluar prapaskenat e kësaj çështje.

“Salah nuk erdhi kurrë tek unë dhe të më thotë unë dua të shkoj në Arabinë Saudite. Nuk e mendova kurrë këtë gjë për asnjë sekondë. Unë nuk di asgjë për ndonjë ofertë por nuk është aspak e rëndësishme. Salah është këtu te Liverpooli dhe ai është i lumtur”, tha Klopp.

“Ju mund ta shihni që ai është këtu, ai po e shijon shumë ekipin. Nuk ka tjetër çka për të thënë, vetëm gjëra pozitive”, tha Klopp.

Exit mobile version