Të thjeshta, ekonomike dhe të mbushura me vlera ushqyese, vezët e ziera janë një nga ushqimet më të mira që mund të përfshini në regjimin tuaj të përditshëm.
Por cilat janë përfitimet konkrete nëse i konsumoni çdo ditë?
Ngrënia e një ose dy vezëve të ziera sjellë një sërë efektesh pozitive si për trupin ashtu edhe për trurin.
Përmirësojnë funksionin e trurit
Vezët janë burim i shkëlqyer i kolinës, një lëndë ushqyese që luan rol kyç për kujtesën, përqendrimin dhe shëndetin e përgjithshëm të trurit, marrja e mjaftueshme e kolinës ndihmon në ngadalësimin e rënies së aftësive njohëse me kalimin e moshës.
Ndihmojnë në forcimin e muskujve
Proteinat që gjenden kontribuojnë në rindërtimin e forcimin e masës muskulore, veçanërisht tek ata që ushtrojnë ose janë në fazë rikuperimi pas dëmtimeve.
Mbrojnë shëndetin e syve
Vezët përmbajnë luteinë dhe zeaksantinë, dy antioksidantë që mbrojnë sytë nga efektet e plakjes dhe nga drita e dëmshme blu, duke ndihmuar në parandalimin e problemeve si degjenerimi makular.
Balancojnë nivelin e kolesterolit
Megjithëse dikur vezët shiheshin si problematike për shkak të kolesterolit që përmbajnë, studime të reja tregojnë se konsumi i moderuar i tyre mund të rrisë kolesterolin e mirë e të përmirësojë raportin me kolesterolin e keq.
Ndihmojnë në kontrollin e oreksit dhe peshës
Falë aftësisë për të ngopur, vezët e ziera zvogëlojnë dëshirën për ushqim ditën, duke qenë zgjedhje ideale për mëngjes për këdo që kërkon të menaxhojë peshën.