Nga shtimi në peshë e deri tek rreziku për sëmundje serioze. Në përputhje me American Heart Association, individët duhet të kufizojnë konsumin e kripës në jo më shumë se 2.300 mg në ditë, që është ekuivalente me 1 lugë çaji.
Për ata që vuajnë nga kushte shëndetësore që përkeqësohen nga një dietë e pasur me kripë, sugjerohet një kufizim më i ulët prej 1.500 mg kripë në ditë. Një mundësi më e shëndetshme është përdorimi i kripës himalajane, pasi kjo ka më pak përmbajtje natriumi dhe ofron minerale shtesë të dobishme. Por, çfarë ndodh në trup nëse konsumoni ushqime të kriposura gjatë ditës?
Pesha e shtuar
Kripa është substancë që detyron trupin të mbajë lëngje. Kjo shkakton ënjtje në zonën e barkut dhe kyçet, duke i dhënë trupit pamje më të fryrë. Përveç kësaj, shumë ushqime të kriposura janë të pasura me kalori e yndyra të ngopura, që mund të rrisin rrezikun për obezitet.
Studimet kanë treguar se konsumi i ushqimeve të kriposura është i lidhur me përqindje të larta të mbipeshës, duke i bërë një nga shkaktarët kryesorë të sëmundjeve metabolike, si diabeti i tipit 2.
Presioni i lartë i gjakut
Një tjetër pasojë është presioni i lartë i gjakut, i cili është faktor kryesor i rrezikut për sëmundjet e zemrës. Sipas mjekëve, dieta e pasur me kripë çon në hipertension, duke ndikuar negativisht në qarkullimin e gjakuthe mundësuar zhvillimin e problemeve të tjera kardiovaskulare.
Përveç ndikimit të drejtpërdrejtë në shëndetin e zemrës, presioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë probleme me veshkat dhe dëmtim të enëve të gjakut, çka kërkon mbikëqyrje mjekësore të menjëhershme, transmeton Telegrafi.
Rreziku për kancer të stomakut
Ushqimet e kriposura, si proshutë e salcat, përmbajnë substanca të dëmshme që kontribuojnë në zhvillimin e kancerit të stomakut. Këto ushqime janë të pasura me nitrate, që shndërrohen në substanca kancerogjene kur metabolizohen nga trupi. Studimet e bëra nga Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë treguar lidhjen midis ushqimeve të kriposura e rrezikut të kancerit të stomakut, sidomos tek burrat.
Dëshira e shtuar për ushqime të kriposura
Një tjetër efekt i konsumit të tepruar është krijimi i një cikli vicioz: sa më shumë kripë hani, aq më shumë trupi do të kërkojë. Ky fenomen ndodh për shkak se shqisa e shijes mësohet me kripën dhe kërkon gjithnjë më shumë. Trupi ka tendencë për të kërkuar ushqime dhe pije të kriposura për të kënaqur nevojën për kripë në çdo vakt, çka mund të çojë në varësi të ushqimit.
Një mënyrë për të ndihmuar në këtë situatë është të zëvendësoni kripën e zakonshme me himalajane ose kripë deti, e cila mund të ofrojë përfitime të tjera shëndetësore përveçse përmban më pak natrium.
Kujdes!
Edhe pse është e vështirë të eliminohet kripa nga dieta, është e rëndësishme të kufizohet konsumi për të mbajtur trupin në formë e për të parandaluar sëmundje të ndryshme. Shtimi i ushqimeve natyrale dhe të pasura me fibra, si perimet dhe frutat, mund të ndihmojë në uljen e dëshirës për kripë dhe përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm.