UBT News

Çfarë ndodh në organizëm nëse pini uthull molle çdo ditë?

Shija dhe aroma e uthullës së mollës mund të përbëjnë një faktor pengues për përfitimin e vlerave të këtij produkti.

Por pavarësisht aromës dhe shijes, uthulla e mollës përshkruhet si burimi i rinisë së përjetshme.

Studime të ndryshme, të cilave i referohet AgroWeb.org konfirmojnë se pirja çdo ditë e këtij lëngu sjell shumë të mira për trupin dhe organizmin.

Si mund të pini uthullën e mollës?

Uthulla e mollës ka një përmbajtje të lartë acidike ndaj mund të shkaktojë djegësira në zonën e fytit.

Për pasojë ajo nuk rekomandohet të pihet direkt nga shishja.

Ekspertët thonë se uthulla e mollës duhet tretur në filxhan me ujë.

Ata sugjerojnë tretjen e 1-2 lugëve gjelle me uthull në një filxhan me ujë.

Çfarë Ndodh Në Organizëm Nëse Pini Uthull Çdo Ditë
Më pak probleme me stomakun

Uthulla e pafiltruar e mollës është e pasur me fibër që e mbron stomakun.

Përveç tretjes dhe problemeve të pakësuara me stomakun, uthulla do të shërbejë edhe si laksativ duke zgjidhur çështjet si konstipacioni.

Pehashi

Uthulla e mollës ndihmon në rikthimin e ekuilibrave të pehashit veçanërisht në lëkurë dhe në flokë.

Ju mund ta aplikoni atë në lëkurë dhe në flokë çdo mëngjes dhe në mbrëmje duke e tretur në ujë për të marrë efektet më të mira të mundshme.

Infeksionet

Myku dhe infeksionet janë një rrezik i vazhdueshëm për organizmin që shpesh del jashtë kontrollit.

Uthulla e mollës përbën një kurë shumë e mirë kundër mykut që prek zona të ndryshme të trupit.

Sheqeri në gjak

Studimet kanë treguar se konsumi i uthullës së mollës ndihmon në ngadalësimin e tretjes së karbohidrateve të thjeshta.

Kësisoj trupi arrin të rregullojë nivelet e sheqerit në gjak.

Disa studime kanë zbuluar se konsumi i uthullës para gjumit ndihmon në uljen e sheqerit në gjak, efekt që zgjat deri të nesërmen.

Më pak toksina

Uthulla e pafiltruar e mollës ndihmon në detoksifikimin e mëlçisë.

Mjafton të tresni një lugë gjelle me uthull në një gotë të madhe me ujë dhe ta pini rregullisht.

Rënie nga pesha

Uthulla e mollës rrit ndjesinë e ngopjes sidomos nëse pihet gjatë një vakti të pasur me karbohidrate.

Ekspertët thonë se konsumi ditor i uthullës së mollës ndihmon në pakësimin e depozitave dhjamore dhe në rënien nga pesha./AgroWeb.org

Exit mobile version