Më herët u raportua se kombet e Bashkimit Evropian rrezikojnë të dështojnë t’i ofrojnë Ukrainës një milion fishekë që ishin zotuar të dorëzonin.
Blloku 27-vendesh premtoi se municionet do të mbërrinin në vijën e frontit të Ukrainës deri në pranverën e vitit të ardhshëm, në atë që do të ishte një rritje serioze e prodhimit. Por deri më tani, vetëm 300,000 fishekë janë dorëzuar nga stoqet ekzistuese të BE-së.
Gjatë një takimi të ministrave të mbrojtjes dhe të punëve të jashtme të BE-së në Bruksel, Boris Pistorius, ministri gjerman i mbrojtjes, tha se duhet “supozuar” se objektivi prej një milioni nuk do të përmbushet.
Më vonë Andris Spruds, homologu i tij letonez, shtoi se objektivi fillestar nuk duhet të merret shumë fjalë për fjalë.
“Epo, sigurisht, një milion raunde janë simbolike. Unë mendoj se aspirata dhe ambicia janë të rëndësishme”, tha ai.
Ndërkohë, shtetet e tjera anëtare ia vënë fajin prodhuesve.
“Ne të gjithë kemi nënshkruar kontrata. Ne kemi bërë prokurime të përbashkëta. Kështu që industria tani duhet të japë. Ajo duhet të përshpejtojë lojën e saj për të prodhuar më shumë”, tha Kajsa Ollongren, ministrja holandeze e mbrojtjes.
Marrja e një milion predhave të tilla mund të sigurojë stabilitet për Ukrainën për të paktën gjashtë muaj. Kjo do t’i siguronte Ukrainës një avantazh të konsiderueshëm në operacione dhe fleksibilitet në fushën e betejës, sipas vëzhguesve./UBTNews/