UBT News

Çfarë ka ndodhur në Kherson?

Forcat ruse mbuluan të gjithë Ukrainën jugore nga Krimea e aneksuar në fillim të luftës në muajin shkurt, duke pushtuar qytetin Kherson në fillim të marsit. Por dje ministri rus i mbrojtjes urdhëroi tërheqjen e forcave të tij nga qyteti dhe bregu perëndimor i lumit Dnipro.

Komandanti rus në Ukrainë, Sergei Surovikin, tha se nuk ishte më e mundur që të vazhdohej furnizimi i qytetit.

Kherson ka qenë çmimi më i madh në pushtimin rus, por forcat ukrainase kanë ngritur një kundërofensivë të bashkërenduar gjatë javëve të fundit në përpjekje për të rimarrë qytetin./UBTNews/

Exit mobile version