UBT News

Çfarë ka bërë Rusia për të rritur vlerën e rublës?

Sanksionet e vendosura nga Perëndimi pas pushtimit rus të Ukrainës e ulën dramatikisht vlerën e rublës. Por një muaj më pas, monedha ka bërë një rikuperim të plotë dhe tani po tregtohet në nivelet e para luftës.

Banka Qendrore e Rusisë ka ndërmarrë hapa dramatikë në javët e fundit për të ndërhyrë në treg, duke zbatuar politika të ndryshme.

Çfarë ka bërë Moska për të rritur rublën?

  • Banka qendrore i ka rritur normat e interesit në 20%. Kjo i inkurajon kursimtarët rusë të mbajnë paratë e tyre në monedhën vendase.
  • Eksportuesit janë urdhëruar të shkëmbejnë 80% të të ardhurave të tyre nga valutat e huaja për rubla – në vend që të mbajnë dollarë ose euro.
  • Banorët nuk lejohen të bëjnë transfere bankare jashtë Rusisë.
  • Rusia ka kërcënuar se do të kërkojë pagesën për gazin natyror në rubla, jo në euro apo dollarë./UBTNews/

Exit mobile version