UBT News

Çfarë janë dronët e detit dhe sa efektivë janë?

Ukraina e pranoi se është përgjegjëse për një sulm që ndodhi muajin e kaluar në Urën e Krimesë me “dronë deti”, që hodhi 850 kg eksploziv në urë.

Por çfarë dihet rreth dronëve të detit dhe sa efektivë janë?

Dronët e detit, që njihen edhe si USV, janë anije të vogla pa pilot që operojnë në ose nën sipërfaqen e ujit.

Analisti ushtarak, Sean Bell thotë se këta dronë janë relativisht të lirë dhe nuk përbëjnë kërcënim të madh për anijet ushtarake, veçanërisht nëse sulmi bëhet gjatë natës.

Megjithatë ka ekspertë që thonë se dronët mund të jenë më të rrezikshëm se armët ajrore si raketat dhe bombat.

Sipas analizës nga Scott Savitz, analist i lartë në organizatën kërkimore RAND Corporation, dronët e detit mund të jenë më të rrezikshëm se armët ajrore si raketat dhe bombat, sepse ato mund të mbajnë ngarkesa të mëdha shpërthyese dhe të godasin vijën ujore të anijeve./UBTNews/

Exit mobile version