UBT News

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse nuk stërviteni për shtatë ditë?

Nëse po planifikoni një udhëtim së shpejti ose mendoni se keni nevojë për një pushim nga stërvitja, është e rëndësishme të dini disa gjëra.

Sipas Basic Fit, shumë njerëz mund të jenë të shqetësuar dhe të pyesin veten çfarë do t’u ndodhë atyre nëse nuk stërviten rregullisht, veçanërisht nëse do ta humbasin masën muskulore që kanë fituar dhe do ta rifitojnë peshën që kanë humbur.

“Para së gjithash, jini të sigurt, një pushim i shkurtër nga palestra nuk do ta fshijë gjithë punën e madhe që keni bërë. Në fakt, është e shëndetshme. A e dinit se atletët profesionistë përpiqen të planifikojnë shtatë ditë pa ushtrime çdo dy muaj? Kjo u lejon muskujve të rikuperohen nga puna e vështirë dhe të shmangin lëndimet”, thonë ekspertët e Basic Fit.

Kjo është arsyeja pse është thelbësore të bësh pushime për t’u shkëputur nga gjithçka, përfshirë edhe palestrën. Nuk ke nevojë të lodhesh shumë, se mendja e trupi kanë nevojë për pushim. Në këtë mënyrë, do të ndiheni mirë dhe gati për stërvitje të reja kur të ktheheni në palestër ose aktivitete të tjera fizike.

Ndoshta ende po pyesni veten sa kohë i duhet trupit për t’u rikthyer në formë. Ashtu si me çdo gjë tjetër në fitnes, varet nga personi. Në përgjithësi, humbet qëndrueshmërinë para muskujve. Kapaciteti aerobik bie me pesë deri në 10 përqind pas tre javësh pa ushtrime, dhe pas dy muajsh mosaktiviteti, me siguri do të gjeni veten jashtë forme.

Exit mobile version