UBT News

Çfarë i ndodh trupit kur konsumoni shumë mish?

Proteinat janë të pazëvendësueshme e të rëndësishme për organizëm të balancuar. Ato gjenden te mishi dhe sidomos ai i kuqi, i cili preferohet edhe më shumë se të tjerët.

Pavarësisht këtyre vlerave konsumimi i tepërt kthehet në problem për organizmin, ja çfarë i ndodh trupit kur hani shumë mish, cilat janë shenjat që trupi jep.

Lodhje e tepërt

Proteinat janë të njohura për vlerat dhe energjinë që i dhurojnë trupit ditën, janë mënyrë e mirë për të stimuluar fokusimin dhe përqendrimin e trurit. Ndjesia e përgjumjes dhe e lodhjes kur konsumoni mish të kuq përkthehet në një sasitë madhe të proteinave në trup.

Flokë dhe lëkurë e dëmtuar

Ekzagjerimi me mishin e kuq do të thotë mungesë vitamine C, e cila nuk gjendet me shumicë te mishi i kafshëve, është e rëndësishme për flokët dhe lëkurën, pasi ndihmon në formimin e kolagjenit në trup që është edhe proteina baze për rritjen e flokëve dhe rininë e lëkures.

Nëse shikoni që flokët, lëkura apo thonjtë janë të dëmtuar arsyeja mund të jetë mishi. Gjithnjë kur hani një racion shoqëroni me një larmishmëri perimesh si spinaqi, kungujt, patatet apo lakrat e egra.

Konstipacioni

Problemet me tretjen e ushqimeve janë prezente sidomos me kalimin e viteve tek secili, konstipacioni është një ndër shenjat që trupi jep kur ka mungesë të fibrave. Duke qenë se mishi nuk përmban fare fibra, nëse zë pjesën më të madhe të dietës keni probleme me tretjen.

Sipas mjekëve duhet të keni vakte të larmishme mes proteinave të mishit, drithërave, bishtajorëve, perimeve dhe frutave.

Rrit kolesterolin e keq

Duke qenë i pasur me yndyrna dhe dhjamë, konsumimi i tepërt rrit edhe kolesterolin e keq, një risk i shtuar për trupin zhvillon sëmundje kardiovaskulare.

Aroma e keqe e gojës

Kjo ndodh pasi trupi nuk ka karbohidrate, përdorë dhjamin si burim kryesor për të funksionuar, nën këtë proces formohen disa përbërje organike që shkaktojë aromë të keqe. Mundohuni të mos konsumoni më shumë se 70 gr mish, dhe jo çdo ditë.

Shtim në peshë

Mishi i kuq është i pasur me yndyrna dhe dhjamë, këto yndyrna shtojnë peshën e janë të vështira për t’u djegur nga metabolizmi, është e rëndësishme të mos e teproni me këtë ushqim. Mjekët rekomandojnë një sasi të caktuar të konsumimit të mishit të kuq në javë e cila nuk do të dëmtojë organizmin tuaj.

Përafërsisht rekomandohet 70 gramë mish i kuq i gatuar në ditë dhe rreth 400-500 gr në javë.

Exit mobile version