Secili prej nesh, ndoshta në një moment të jetës, është ndier i vetmuar.
Mund të ketë raste kur nuk keni me kë të shkoni në kinema apo thjesht me kë të bisedoni.
Të gjithë jemi të ndryshëm, dhe kur përballemi me vetminë, nuk dimë si të reagojmë apo çfarë të bëjmë për ta përballuar.
Si pasojë, njerëzit hanë më shumë, vuajnë nga pagjumësia dhe besojnë se vetmia është fati i tyre i pashmangshëm.
Trupi dhe mendja jonë reagojnë ndaj ndryshimeve, dhe disa prej shenjave më të zakonshme të ndikimit të vetmisë janë:
Ndiheni gjithmonë të uritur.
Nuk keni ëndrra apo plane për të ardhmen dhe nuk gëzoheni për sukseset e të tjerëve.
Filloni të besoni se vetmia është e vetmja rrugë për ju.
Nuk arrini të relaksoheni asnjëherë plotësisht.
Keni vështirësi për të fjetur ose vuani nga pagjumësia.
E kaloni shumicën e kohës së lirë duke parë televizion.
Nuk ndieni dëshirë të kujdeseni apo të kaloni kohë me veten.
Ndiheni sikur nuk jeni të rëndësishëm për askënd.
Nuk keni provuar diçka të re prej një kohe të gjatë. /A.Z/UBT News/
