UBT News

Çfarë është stërvitja e mendjes, si ta praktikoni?

Sipas të dhënave, gjatë pandemisë Covid-19, 4 në 10 të rritur raportuan simptoma të depresionit ose ankthit.

Ky numër është rritur ndjeshëm krahasuar me vitin 2019, kur raportoheshin vetëm 1 në 10.

Pandemia duket të ketë qenë një nga arsyet kryesore të kësaj rritjeje.

Mënyrat për të trajtuar këto çrregullime mund të jenë individuale ose mjekësore, duke përfshirë konsultimet me psikologë ose psikiatër.

Megjithatë, ka edhe metoda që mund t’i praktikoni për të përmirësuar shëndetin mendor e lehtësuar simptomat e ankthit dhe depresionit.

1. Stërvitja e trurit

Psikologu Sutton Smith sugjeron që lojrat janë një mënyrë e shkëlqyer për të mbajtur trurin aktiv dhe për të larguar depresionin.

Lojrat, qoftë elektronike apo të tjera, aktivizojnë zona të ndryshme të trurit që lidhen me motivimin, të mësuarit dhe arritjen e qëllimeve.

Mund të provoni:

Lojëra kompjuterike ose në telefon

Fjalëkryq, sudoku, pazëll, domino, shah

Çdo aktivitet që sfidon mendjen dhe stimulon kreativitetin

Sa më shumë të stërvitni trurin, aq më shumë do të ndiheni të konfidentë dhe të sigurt në vetvete.

2. Shmangni krahasimet

Krahasimi me të tjerët e rrisin ankthin dhe ndjenjat e ulëta të vetëvlerësimit. Fokusohuni tek vetja juaj, pasionet e hobi-t që ju bëjnë të ndiheni mirë. Mësoni të gëzoheni edhe nga gjërat e vogla, duke i dhënë trurit tuaj arsye për t’u ndjerë i lumtur dhe i lirë.

3. Psikoterapia

Këshillimi profesional dhe psikoterapia janë të rekomanduara për ata që vuajnë nga çrregullime të ankthit dhe depresionit.

Një studim i publikuar në Journal of Personality tregon se mënyra më e mirë për të menaxhuar emocionet negative është të qetësoni veten, edhe kur ndiheni të tensionuar.

Disa teknika të thjeshta:

Numëroni deri në 10

Përsëritni me vete një frazë ose mendim qetësues

Këto praktika ndihmojnë trurin të mësojë të kontrollojë emocionet dhe të mbrojë shëndetin mendor. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version