UBT News

Çfarë është gripi i shpendëve?

/ATSH/-  Gripi i shpendëve është një sëmundje e shpendëve të egër, por prek gjithashtu shumë lloje shpendësh shtëpiake, përfshirë pulat, rosat, gjelat dhe patat.

Shkaktohet nga viruset e gripit të tipit A dhe ka disa nëntipe të viruseve të gripit që mund të infektojnë zogjtë, shkruan faqja focus.it.

Ky grip prek edhe njerëzit, madje ka pasur ndër vite, raste infektimi që kanë ndodhur për shkak të kontaktit të drejtpërdrejtë me zogjtë e sëmurë ose të ngordhur që e kanë transmetuar virusin nëpërmjet pështymës, mukusit dhe feces.

Virusi, në fakt, mund të infektojë njerëzit përmes pikave të shpërndara në ajër dhe ose sipërfaqeve kontaminuese të prekura nga njerëzit, të cilët nuk mbajnë mjete mbrojtëse të përshtatshme si doreza ose maska ​të cilët më pas infektohen duke prekur gjërat e infektuara me duar, gojë, sy ose hundë.

Kur viruset e gripit të shpendëve infektojnë njerëzit, ka simptoma pak a shumë të dukshme që prekin kryesisht traktin respirator, ethe dhe kollë, zakonisht, por edhe pneumoni, vështirësi të rënda në frymëmarrje dhe, në rastet më të këqija, vdekje.

Masat parandaluese që duhen ndjekur në prani të shpërthimeve të gripit të shpendëve janë si më poshtë:

  • Në vendet në rrezik shmangni kalimin dhe ndalimin në tregje ose ferma ku ka kafshë të gjalla
  • Shmangni kontaktin me sipërfaqet e ndotura nga jashtëqitjet e shpendëve ose nga aktivitetet e mishit
  • Shmangni kontaktin me zogjtë, të ngordhur apo të gjallë
  • Mos hani mish shpendësh ose vezë të pa gatuara mirë
  • Përdorni enë të ndryshme për mishin e gatuar dhe të papërpunuar në përgatitjen e ushqimit
  • Lani duart shpesh me një detergjent.

Exit mobile version