UBT News

Çfarë është depresioni i janarit dhe si ta trajtojmë atë?

Muaji janar konsiderohet si muaji më depresiv në kalendar. Sipas statistikave në këtë muaj ndodhin numri më i madh i vetëvrasjeve, divorceve e shumë njerëz janë keq financiarisht në këtë muaj.

Por, cilat janë arsyet që e bëjnë këtë muaj më depresiv dhe si tejkalohet depresion?

Në depresionin e janarit ndikon gjithë festa e dhjetorit, entuziazmi që ndjejmë për të festuar, për të bërë dhurata, për ta marrë pjesë në evente, për ta mbyllur vitin, na merr shumë energji dhe mungesa e energjisë së shpenzuar fillon të vërehet në janar

Gjithashtu, janari është muaji ku dita është me e shkurtër e nata më e gjatë dhe mungesa e dritës ndikon në çlirimin e menatoninës që është një hormon që na bën të ndihemi me të lodhur dhe më të përgjumur.

Në depresionin e janarit ndikon edhe gjendja ekonomike. Shpenzimet e pakontrolluara në dhjetor reflektohen tani dhe të gjitha e bëjnë janarin të duke i gjatë, që do të thotë se s’kemi financa të mira, as energji, po fillojmë një vit ku se kemi të qartë çfarë duam prej vetes.

Kjo nuk përjetohet nga të gjithë njësoj, por për ata që e përjetojnë duhet të bëjnë diçka të mos e ndiejnë janarin depresiv, për të shmangur depresionin duhet që njerëzit të jenë sa më shumë aktivë.

Nëse trupi ka nevojë për disa ditë pushim, në fillim të janarit s’duhet të kemi frikë se po biem në depresion po duhet të respektojmë ndjesitë dhe nevojën e organizmit, ta lejojmë trupin të pushojë. Fokusohemi si ta shijojmë janarin, kemi aktivitete që mund t’i bëjmë, kjo nuk nënkupton që s’mund të bëjmë aktivitet sportiv, qoftë ajo edhe një ecje në natyrë. Të rëndësishme janë edhe kontaktet me njerëz.

Është mirë që kjo periudhë të shfrytëzohet për t’u takuar me më shumë njerëz që i duam. /UBT News/

Exit mobile version