UBT News

Çfarë e bën betejën për Severodonetskun kaq të rëndësishme?

The gutted remains of cars sit along a road during heavy fighting at the front line in Severodonetsk in the Luhansk region of Ukraine, Wednesday, June 8, 2022. (AP Photo/Oleksandr Ratushniak)

Qe disa javë, Severodonetsku ka qenë në fokus të bombardimeve nga ushtria ruse në Ukrainë. Raportet sugjerojnë se 70% e qytetit tani është nën kontrollin rus, ndërsa forcat ukrainase janë tërhequr nga qendra e qytetit për shkak të artilerisë superiore të armikut, gjatë fundjavës.

Severodonetsku dhe qyteti i tij binjak, Lysychansk, përbëjnë një rajon të rëndësishëm dhe madje mund të konsiderohet si pika qendrore industriale në rajonin Luhansk të Ukrainës lindore.

Kapja e qyteteve binjake do t’i jepte Rusisë kontrollin e të gjithë rajonit të Luhanskut, pjesë të të cilit tashmë kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Qytetet binjake qëndrojnë sipër lumit strategjik Siversky Donets, ndërsa sektori kryesor qendror 90 km i gjatë (56 milje) i vijës së frontit të Rusisë shtrihet në perëndim të lumit.

Të dielën, rusët shkatërruan të dytën nga tri urat e qytetit. Qëllimi i tyre tani është të shkatërrojnë urën e fundit të mbetur dhe të shkëpusin Severodonetskun nga pjesa tjetër e Ukrainës.

Raportohet se vetëm 15 mijë njerëz nga gjithsej 100 mijë sa ishin para luftës, kanë mbetur tani në qytet. Si pasojë e granatimeve të forta dhe luftimeve intensive në rrugë që po vazhdojnë, evakuimi është i pamundur për momentin. Situata përshkruhet si “jashtëzakonisht e vështirë”.

Luhansku dhe rajoni fqinj i Donetskut – që shtrihen nga Mariupoli në jug deri në kufirin verior me Rusinë – përbëjnë Donbasin, që sipas presidentit rus, Vladimri Putin, “çlirimi” i tij është prioritet për të. Zyrtarët amerikanë besojnë se suksesi ushtarak i Rusisë në Donbas mund të çojnë në aneksimin e të gjithë rajonit nga Moska./UBTNews/

Exit mobile version